Data 23 janar 2012, do të mbetet në historinë e komunikimeve të rrjeteve shoqërore të internetit, pasi 10 site të rëndësishme ku mes tyre edhe Facebook, Twitter dhe Google, do të ndërpresin transmetimet e tyre online për 24 orë rresht.
Lajmi i bërë me dije nga mediat e huaja, sqaron se kjo gjë do të ndodhë në shenjë proteste të tyre ndaj miratimit të të ashtuquajturës “SOPA”, e cila do të vihet në zbatim në datën 24 janar.
Ky ligj nënkupton dhënien fund të piraterisë informatike globale, duke dhënë mundësinë e monitorimit të aktiviteteve në internet, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në shumë vende të tjera të botës.
E pikërisht, për shkak të vendosjes së një ligji të tillë, rrjete si Facebook, apo Twitter, rrezikojnë mbylljen e tyre.
Pra përgatituni: Në datën 23 janar, asnjë mail, asnjë komunikim elektronik …
SOPA: Me 23 janar do të mbetemi pa Facebook, Google dhe Twitter
January 21st, 2012
admin Përdhunim live në Big Brother (VIDEO)
January 19th, 2012
admin
Një përdhunim që është transmetuar drejtpërdrejtë në televizion ka ndodhur këtë fundjavë në Brazil. Ngjarja ka ndodhur në realiti shoun Big Brother. Policia ka konfirmuar se ka nisur hetimet mbi këtë ngjarje.
Shikuesit janë tmerruar kur në orët e para të dielës kanë parë pjesëmarrësin në garë, Danile Echaniz, 31 vjeç duke detyruar me forcë konkurrenten tjetër 23 vjeçaren Monique Amin që të kryej marrëdhënie me të.
Sabri Fejzullahu në bashkëpunim me Mc Kresha
January 19th, 2012
admin
Këngëtari i mirënjohur shqiptar nga Kosova, Sabri Fejzullahu do vijë së shpejti me një këngë të re. Kënga e re e Fejzullahut do jetë një bashkëpunim i ri me një prej reperave më të mirë në Kosovë, Mc Kresha.
Testi i këngës është shkruar nga këngëtarja Rozana Radi, e cila tashmë dihet për lidhjen e saj me reperin Mc Kresha.
Zëdhënësi: Kaka nuk largohet nga Madridi
January 19th, 2012
admin
Diogo Kotscho, zëdhënës i Ricardo Kaka, për mikrofonat e prestigjozes franceze “L′Equipe” ka mohuar kalimin e punëdhënësit të tij te Paris Saint Germain.
” Nuk ka patur asnjë kontakt, as me PSG dhe as me Leonardon. Një largim i Kaka nga Real Madrid në merkaton e janarit është mision i pamundur”, u shpreh zëdhënësi i asit brazilian të madrilenëve.
Shaqiri refuzon milionat e Galatasaray
January 19th, 2012
admin
Xherdan Shaqiri nuk mendon të largohet nga Baseli. Sipas mediave turke, futbollisti shqiptar nga Gjilani por që luan për Kombëtaren e Zvicrës, e ka refuzuar ofertën e ardhur nga Stambolli dhe dëshiron të qëndrojë në kampionatin helvetik deri në fund të sezonit.
“Nuk e di se çka po flitet kohëve të fundit, por unë jam kundër këtij transferimi”, ka thënë Shaqiri i cituar nga portali turk “maraton.com.tr”.
