Google sjell Chrome OS brenda Windows 8

google-chrome-os2Google është duke punuar në lejimin e përdoruesve të Windows 8 të punojnë në sistemin operativ Chrome, pa u kërkuar atyre instalim edhe të sistemi të ri operativ. Qasjen në sistemin e saj operativ, Google e ka mundësuar përmes shfletuesit të saj famshëm, Chrome.Versioni i fundit i shfletuesit Chrome i dedikuar për zhvilluesit mundëson demonstrimin e Chrome OS dhe ofron përvojën e punës në sistemin e ri operativ të Google, me ndërfaqe e cila shfaqet në ekran të plotë dhe duket ngjashëm me Windows 8 Metro.

Versioni i sistemit operativ Chrome për zhvilluesit jep një ndërfaqe të ngjashme me atë të Chrome për përdoruesit individual, dhe shumica e aplikacioneve janë të njëjta sikurse në edicionin për përdoruesit masiv.

Pakoja me aplikacioneve të Chrome përfshin aplikacionet më të famshme si Gmail, Google Search, Google Docs, dhe YouTube të cilat janë në fund të ekranit, bashkë me lëshuesin e aplikacioneve dhe shfletuesit.

Edhe pse ky version ende nuk është në dispozicion brenda shfletuesit të Chrome, versioni për zhvilluesit mbase do tu ndihmojë atyre që pëlqejnë laptopët Chromebook të provojnë sistemin operativ të Google dhe ta blejnë ndonjërin prej modeleve të këtyre laptopëve. / Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *