Januzaj do të bëhet lojtari më i mirë në botë

Januzaj do të bëhet lojtari më i mirë në botë”. Ky është basti që vendos trajneri i Mançester Junajtid, David Mojes. Sipas teknikut, Adnani punon shumë dhe nëse vazhdon kështu ai do të realizojë ëndrrën e tij për tu bërë lojtari më i mirë në botë.“Nuk mendoj se ka gjë më të mirë për një lojtar të ri të luajë në ekipin e parë. Adanani është një futbollist që mund të luajë kudo. Nuk e ka problem të luajë me ekipin e rezervave apo të stërvitet me ekipin e të rinjve. Kjo do të thotë shumë. Ai punon shumë dhe nëse vazhdon kështu jam I bindur se do të realizojë ëndrrën e tij për tu bërë lojtari më i mirë në botë”, ka thënë Mojes.
Adnan Januzaj rinovoi për pesë vjet kontratën me Mançester Junajtid, por ende nuk ka vendosur se për cilën kombëtare do të luajë. Mojes e mori atë nëekipin e parë, duke u shpërblyer me dy gola që e shpëtuan atë nga humbja dy javë më parë në ndeshjen kundër Sandërlendit. /albeu.com/