Khedira: Me Ozil Arsenal fiton Premier League-n

Për Sami Khediran, Mesut Ozilështë një gjeni, i cili do t’i japëArsenalit titullin e shumëpritur kampion në Premier League. Veç kombëtares gjermane,Khedira dhe Ozil kanë të përbashkët edhe fanellën e Realit, që deri pak muaj më parë e mbante të veshur edhe mesfushori turko-gjerman. Ozilka rezultuar mjaft produktiv për ekipin e Arsene Wenger, duke dhënë kontribut të çmuar në fitoret e njëpasnjëshme të “Topçinjve”.”Arsenali ishte një ekip i fortë edhe më parë, por me Ozilështë bërë më i miri në Angli. Jam i bindur se ai do t’i bëjë gjërat të shkojnë në drejtimin e duhur duke e çuar skuadrën drejt titullit. Mesut është një gjeni, nuk ka fjalë të tjera për ta përshkruar. Sigurisht që disa prej nesh te Reali u zhgënjyen me largimin e tij sepse është më i miri për pozicionin që ka, por unë si lojtar dhe si shok e kuptoj vendimin që mori”. është shprehur Sami Khedira.Ozil është gjermani i fundit që i është shtuar radhëve të Arsenalit dhe Khedirabeson se mentaliteti fitues i tyre do të ketë shumë ndikim te ekipi londinez.

“Ka një influencë gjermane në rritje te Arsenali me Mertesacker, Podolskin eOzil, si dhe me lojtarë të tjerë të rinj që pritet të shkojnë atje. Këta futbollistë janë të domosdoshëm për të fituar trofe”, vijoi gjermani i Real Madrid.

Khediras i mbeten edhe 18 muaj në kontratën me Real Madrid dhe një tentativë e Arsenalit në Janar nuk do të ishte aspak surprizë, pasi vetë lojtari nuk e përjashtuar më parë mundësinë e ribashkimit me Ozil. /albeu.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *