Milan-Barcelona, Allegri nuk ka vendosur

Massimiliano Allegri shpreson që Mario Balotelli të jetë në dispozicion në ndeshjen që skuadra e Milanit do të zhvillojë kundër Barcelonës. “Mario është më mirë. Sot do të vendos nëse do e grumbulloj apo jo”, theksoi trajneri i kuqezinjve, i cili përjashtoi mundësinë që Kaka’ të nisë ndeshjen si titullar.
 “Nuk mund të luajë 90 minuta të plota. Kaka’ na rrit teknikisht dhe mendoj se është një blerje e mirë. Aktualisht kemi Birsën, lojtar me shumë cilësi. Nëse do të luajë, do të zhvillojë një ndeshje me nivel. Birsa po kalon një moment të mirë dhe jam i lumtur për të pasi e meriton”, deklaroi Allegri. /albeu.com/