Takojnë Bieberin, takimi organizohet nga Obama

Mund të thoni çfarë të doni për presidentin Barack Obama, por ai është sigurisht njeriu që duhet të njihni nëse jeni një vajze e re dhe e dëshpëruar për të takuar Justin Bieber.
Payton Wall, 14 vjeçare, dhe Avery Wall, 12 vjeçare, nga New Jersey, patën jetët e tyre të kthyera me kokë poshtë kur babai i tyre vdiq në sulmet e 11 shtatorit. Por ato i kërkuan presidentit Obama në ceremoninë e Ground Zero muajin e kaluar për të realizuar endrrat e tyre duke vendosur një takim me yllin adoleshent.

Vajzat shkuan së bashku me shoqen e tyre Madison Roberson, 14 vjeçare, për një takim me Bieberin në dyqanet Macy në New York javën e kaluar. Babai i Madisonit gjithashtu ishte vrarë në kullat binjake nga sulmet e 11 shtatorit.

Payton dhe Madison ishin përpjekur për muaj që të takonin Bieberin, duke i
shkruar bosëve të industrisë së argëtimit dhe Shtëpisë së Bardhë.

Payton, Avery dhe nëna e tyre Diane ishin të ftuar nga presidenti Obama në ceremoninë në Ground Zero ku ajo e pyeti direkt.

“Unë e njoh Justin-in. Ndoshta mund të organizoj një takim me të” i ka thënë presidenti Obama.

Vajzat e shijuan një qëndrim VIP me kanadezin vetëm disa momente pasi policia u përpoq të merrej me një situatë që po kthehej në rrëmujë përjashta.

“Ishte kaq fantastike. Nuk mund ta besoja” tha Payton.

Ajo tha se kishte qënë më nervoze të takonte Bieberin se sa të takonte presidentin Obama. /albeu.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *